Conference League/ Strakosha mban portën e paprekur në fitoren me 6 gola të AEK, Berisha e Balliu titullarë, shënon edhe sulmuesi shqiptar (Rezultatet)

23/10/2025 23:01

Liga e Konferencës ka mbyllur raundin e dytë të fazës së ligës, ku përveç fitores së Shkëndijës dhe barazimit të Dritës, spikatën dhe shumë rezultate të tjera interesante.

AEK-u i Thomas Strakoshës triumfoi me rezultatin e thellë 6-0 kundër Aberdeen, duke marrë kështu tre pikët e para në këtë kompeticion, ndërkohë që gardiani i Kombëtares shqiptare e mbajti portën të paprekur.

Etrit Berisha dhe Ivan Balliu u vunë përballë njëri-tjetrit, aty ku Hacken priti Rayo Vallecanon. Ekipi suedez ishte shumë pranë fitores, por një penallti në minutën e fundit të sfidës ndau skuadrat me nga një pikë.

Gjithashtu spikati me gol edhe sulmuesi shqiptar i Gjermanisë, Nelson Weiper, i cili shënoi në minutën e 24’ kundër Zrinjskit dhe i dha tre pikët e radhës Mainzit.

Në sfidat e tjera, Fiorentina mundi 0-3 Rapidin, Crystal Palace u mposht 0-1 nga AEK Larnaca, ndërsa takimi mes Rijekës dhe Sparta Prague u ndërpre dy herë për shkak të motit të keq.

Rezultatet:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta