Më në fund, Daniil Medvedev dhe Rublev largohen nga Dubai, pritet të shkojnë në Indian Wells
Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortina po afrojnë dhe një vëmendje të madhe ka marrë 18 vjecarja Lara Colturi. Skiatorja e talentuar, vajza e kampiones Olimpike Daniela Ceccarelli, ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë dhe sic e pohon ajo vetë, po e shijon momentin.
‘Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një ëndërr më vete, por nuk do të më bëjë të ndihem e çuditshme që të garoj për Shqipërinë-tha Colturi në një lidhje telefonike me agjencinë italiane të lajmeve ANSA-jemi këtu prej 3 vitesh, që nga hyrja në FIS; na mbështesin, promovojnë skitë në një vend që ka shumë pak histori me sported dimërore. Kjo më pëlqen, është si të vijoj rrugëtimin tim bashkë me prindërit që më kanë ndjekur gjithnjë. A do të kthehem të garoj për Italinë në të ardhmen? Jetoj të tashmen…’
Ndërkaq starton edhe sezoni i ri në Skitë Alpine me garën e parë që do të jetë ne Soelden dhe Coluri thekson se ky nuk është momenti për të menduar për Lojërat Olimpike
‘Nuk mendoj akoma për Lojërat Olimpike-shtoi skiatorja 18 vjecare, sportisja më e re që është ngjitur në podium në Kupën e Botës në slalomin gjigand-e them në kuptimin se ka shumë gara, duhen edhe disa muaj. Jetoj me stërvitjen e radhës, punoj për garën e ardhshme. Nuk kam garuar kurrë dhe as jam stërvitur ndonjëherë në Cortina. Kam shkuar atje për të skiuar me miket e mia sezonin e kaluar dhe pista më pëlqeu shumë. Duhet të vazhdoj të argëtohem; të mendoj për rezultatet nuk më ndihmon, vetëm do të më shtonte presionin’
Top Channel