
Ylli i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka lënë sërish gjurmë në arenën aziatike. Sulmuesi shënoi golin e dytë për Esteghlal në ndeshjen ndaj Al Wehdat, në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Championsin e Dytë të Azisë.
Asani finalizoi një aksion të bukur, pas një asisti nga Munir El Hadadi — ish-talenti i Barcelonës, që dikur konsiderohej si një prej premtimeve më të mëdha të “La Masia”-s.
Munir assist and Asani finish pic.twitter.com/BYiQMH0FYp
— عرفان حسینی / Erfan Hoseiny (@Eri1806) October 22, 2025
Iranianët dominuan pjesën e parë dhe e mbyllën në avantazh 2-0, rezultat ky që mund të jetë vendimtar për fatin e tyre në këtë grup. Pas dy humbjeve në ndeshjet e para, për Esteghlal fitorja ishte e vetmja rrugë për të qëndruar në garë për kualifikim.
Asani konfirmon formën e mirë dhe rolin kyç në skemën e ekipit, teksa vazhdon të jetë një nga lojtarët më të spikatur të përfaqësueses shqiptare jashtë Europës.
Top Channel