
Skënderbeu rikthehet të luaj në Kupat e Europës, por me të rinjtë. Ekipi I qytetit të Korçës Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19 ndeshjen për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, në zhvilluar në qytetin juglindor, u mbyll në barazim 1-1.
Edhe në këto mosha mënyra e kualifikimit është me sistem vajtje-ardhje dhe sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00.
Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti ndërsa autori i golit mbetet Uilson.
Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën ndëerkohë në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.
Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli. Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes. Entuziazmi mes këtyre të rinjve është I dukshëm për këtë rezultat mjaft të mirë të arritur në Shqipëri.
Si për ironi të fatit ekipi i parë i Skënderbeut është i dënuar nga UEFA për 10 vite dhe në edicionin pasardhës pritet të përfundojë periudhën e dënimit i cili nga 10 kualifikime ju shndërruar në 10 vite.
Gjithësesi për të qenë sërish pjesë e kupave të Europës me ekipin A do të duhet si fillim të rikthehen në Kategorinë Superiore e më pas brenda Final Four.
Top Channel