“Rregullorja për faktorët e riskut…”/ Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe: Më lër ta mbaroj mo vlla, t’i kam bërë vlerësimet ty

22/10/2025 13:56

Zëvendëskryetari i Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Erion Braçe, ka pasur përplasje gjatë fjalës së tij, me përfaqësuesit demokratë.

Teksa po diskutohet raportimi i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2024, ai u ndal tek rregullorja e faktorëve të riskut, por jo vetëm.

“Rregullorja jonë e faktorëve të riskut, cilin model përmbush plotësisht, europian, apo është një rregullore tipikisht shqiptare, që ka problemet dhe arritjet e veta. Duhet të ishte një mbledhje që duhej të ishte bërë legjislaturën që shkoi, por kërkesa nuk u morr parasysh atë kohë. Do të doja pse ne kemi vetëm këto klasa, tre kemi, dhe pse kemi këto koeficientë me marzh të ulët, apo në referencë të klasave shkojmë në anormalitet.

E kemi ndarë Shqipërinë në dy klasa. Shpenzimet administrative, të kompanive që operojnë në treg, kanë qenë në rënie apo rritje? Ndërkohë shpenzimet për investime të kompanive, po flas gjithmonë për tregun e sigurimeve, kanë qenë në rënie apo rritje, sa për secilin rast? Në raport nuk del e qartë kjo gjë, të çfarë natyre janë këto investime. Vijmë tek një element shumë i rëndësishëm, që ka të bëjë me raportin e kontrollit të lartë të shtetit, një nga më të mirët… Më lër të mbaroj o vlla, ti kam bërë vlerësimet unë ty kur ke qenë”, u shpreh Braçe.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta