Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata jep vendimin për Ilir Metën
22/10/2025 14:00
Në GJKKO u rrëzua sot kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kërkoi shuarje të masës së sigurisë.
Në hyrje të SPAK, avokati tha se ish-presidenti mund të lirohet vetëm nëse nuk është dhënë urdhër.
Avokati Cakrani tha për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha “kërkova shuarje me një sërë argumentesh, një ndër to kanë kaluar afatet e mbajtjes në paraburgim dhe e dyta hetimet janë mbyllur“.
Ndërkohë në seancë kanë qenë të pranishëm dhe dy nga prokurorët e çështjes që kanë kërkuar mbajtjen e ish presidentit Meta në burg.
Ish presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.
Top Channel