Mbante në makinë një armë zjarri gjysmë automatike, arrestohet 25-vjeçari në Mat

22/10/2025 09:44

Një 25-vjeçar në Mat është vënë në pranga, pasi iu gjet në makinë armë zjarri gjysmë kallashnikov.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bridge”, u sekuestrua arma e zjarrit dhe automjeti.

I arrestuari në flagrancë është 25-vjeçari Denis Kuka, banues në Klos.

Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur “Ura e Matit”,policia ndaloi automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta