Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit, pasi një mjet përplasi një motor, ku ndodheshin një çift bashkëshortësh.

Mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, policia në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Maliq-Pogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin N. M., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. J.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja F. M., që udhëtonte me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta