Kosova do të mbyllë fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2026 me ndeshjen ndaj Zvicrës që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës, një sfidë ku ndoshta mund të jenë përcaktuar edhe fatet e Grupit B të këtyre kualifikueseve.

Kjo përballje që është gjithnjë speciale duke parë se te përfaqësuesja helvete ka disa futbollistë me origjinë shqiptare do të luhet në 18 nëntor dhe padyshim të dyja skuadrat si Kosova ashtu dhe Zvicra do të kenë mbështësit e tyre në tribuna.

Me këtë rast, Federata Zvicerane e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur çmimin e biletave për këtë ndeshje që është 10 euro. Procesi i shitjes së tyre ende nuk ka nisur, por të interesuarit do të kenë mundësinë të blejnë deri në 4 bileta për këtë përballje.

Zvicra dhe Kosova janë në dy vendet e para të grupit B respektivisht me 10 dhe 7 pikë me skuadrën helvete që është shumë pranë fitores së grupit, ndërsa Kosova është pranë playoffit. Por përpara se të përballen mes tyre, Kosova dhe Zvicra kanë sfida të tjera përpara, Dardanët do të luajnë në Slloveni, ndërsa helvetët do të presin Suedinë në shtëpi. Vlen të kujtohet se në ndeshjen e parë mes Zvicrës dhe Kosovës, ishte skuadra zvicerane ajo që fitoi me rezultatin 4-0

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta