Kongresi botëror i drejtësisë, 5 mijë gjyqtarë dhe krerë shtetesh nga e gjithë bota do të mblidhen në Tiranë në prill 2027

22/10/2025 15:12

Në prill 2027 Tirana do të jetë kryeqyteti që do të mbledhë gati 5 mijë gjyqtarë nga e gjithë bota, krerë shtetesh dhe personalitete të së drejtës.

Përgatitjet për mbajtjen e edicionit të 30 të kongresit të së drejtës nisën me takimin që delegacioni i Fondacionit Botëror të së Drejtës pati me ministrin e drejtësisë, Besfort Lamallari.

Wshtë eventi më i rëndësishëm në fushën e të drejtës, ka konfirmuar pjesëmarrjen mbreti Felipe i Spanjës, ndërsa do të ketë krerë të shteteve të ndryshme që po konfirmohen. Kongresi kulmon me ndarjen e çmimit botëror të paqes dhe lirisë  njohur si Nobeli i të drejtës që më herët e kanë marrë personalitete si Nelson Mandela apo së fundmi  presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen”, u shpreh Lamallari.

Po përse u zgjodh Shqipëria për mbajtjen e këtij forumi ?

 “Ka një bord që e kryen përzgjedhjen, duhet të dimë që vitin që vjen shënohet 10 vjetori I reformës në drejtësi e më pas ka ngjarje si Samiti i Natos etj”, tha ministri i Drejtësisë.

Nga marrëveshja e firmosur për mbajtjen e kongresit rezulton se Shqipëria do të paguajë një shumë prej 1.5 milionë euro

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta