Konfiskohen 7 pasuri në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale

22/10/2025 16:25

Me urdhër të GJKKO, 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin, janë sekuestruar.

Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, është bërë pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

“Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2”, njofton policia.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta