Gjiri i Lalzit 2: Mafia e pronave/ Sonte në mbrëmje, Inside Story sjell investigimin për zhvatjen e qindra hektarëve tokë

22/10/2025 12:24

Prokuroria e Posaçme finalizoi një hetim të gjerë që lidhej me tjetërsimin e trojeve në Gjirin e Lalzit nga një prej grupeve më të fuqishme të krimit të organizuar në zonën Durrës-Shijak.

Dhjetëra hektarë tokë ishin përvetësuar nga grupi i Aleksandër Lahos dhe bashkëpunëtorëve të tij ndërsa përmasat e sakta mendohet se shkojnë në një zhvatje disa qindra hektarë.

Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë të plotë dosjen e SPAK dhe të tjera materiale ekskluzive që shkojnë përtej hetimit të prokurorisë.

Dokumente që tregojnë se si u informuan zyrtarët për futjen e duarve në arkivat e volumeve të pronave për tu falsifikuar.
Kush i ruante arkivat dhe çfarë tregojnë komunikimet brenda vetë zyrtarëve…?

Përmasat reale të zhvatjes, indiciet që lidhen me ekzekutimet e bujshme për tokat e Lalzit dhe lufta për territor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta