Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga Mbreti Charles III në Londër, bashkë me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Në foton e publikuar, shihet momenti kur kreu i qeverisë i jep dorën Mbretit, ndërsa prezent në sallë është dhe kryeministri i Britanisë së Madhe.

Përpos fotos, kryeministri ka publikuar një video gjatë takimit me Mbretin, ku ndër të tjera shkruan “Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”.

Mbreti Charles III ka mirëpritur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Londër, për bisedime mbi emigracionin, sigurinë dhe rritjen ekonomike.

Londra do të presë zyrtarisht liderët rajonalë në takimin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në kryeqytetin britanik.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, i cili është bërë pjesë e disa tryezave dhe forumeve që të martën e 21 tetorit, ku ka folur për tema të ndryshme si integrimi drejt Bashkimit Evropian dhe ndërveprimi rajonal, e deri te gjeopolitika e kontinentit të vjetër.

Takimi i sivjetshëm, i cili zhvillohet në Londër nën mikpritjen e kryeministrit britanik Keir Starmer, do të mbledhë në një tryezë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta