Foto/ Pendohet Lamine Yamal? Ylli i Barcelonës fshin postimin me të dashurën e tij nga rrjetet sociale

22/10/2025 16:48

Lamine Yamal, talenti i ri i Barcelonës, ka tërhequr sërish vëmendjen – këtë herë jo për paraqitjet në fushë, por për jetën e tij private.

Sipas gazetarit Javi Hoyos, pas ndeshjes kundër Olympiacos, Yamal ndau në rrjetet sociale një foto me të dashurën e tij, këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, si dhe me vëllain e tij, në një moment që dukej si një festë familjare pas ndeshjes. Në foto, sulmuesi shfaqej i buzëqeshur, duke mbajtur vëllain në krah dhe qëndruar pranë partneres së tij.

Por postimi u fshi pak minuta më vonë, pa ndonjë shpjegim nga lojtari, duke ndezur menjëherë spekulimet në rrjetet sociale.

Gjatë ndeshjes, Yamal festoi golin e tij duke dërguar një puthje drejt tribunave, një gjest që – sipas Hoyos – ishte drejtuar pikërisht për Nicki Nicole, e cila ishte e pranishme në stadium. Ajo iu përgjigj gjestit duke e kapur puthjen “me dorë”, në një moment që nuk i shpëtoi syrit të tifozëve.

Yamal dhe Nicki Nicole kanë konfirmuar lidhjen e tyre gjatë verës së kaluar, përmes postimeve në rrjetet sociale. Që atëherë, çifti është parë së bashku në disa raste publike, si në Barcelonë ashtu edhe në evente të ndryshme ndërkombëtare, duke u kthyer në një ndër çiftet më të përfolur mes sportit dhe muzikës.

Vendimi i Yamal për të fshirë postimin ka ngjallur reagime të ndryshme mes fansave. Disa spekulojnë se ai mund të jetë penduar për shkak të kritikave të shumta publike që ka marrë lidhja e tij, veçanërisht nga ndjekësit më konservatorë, të cilët nuk e shohin me sy të mirë marrëdhënien me këngëtaren e njohur.

Për momentin, vetë lojtari nuk ka dhënë ndonjë koment, ndërsa marrëdhënia e tij me Nicki Nicole duket se vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, brenda dhe jashtë fushës së blertë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta