“Do kandidoj për kreun e PD në 2026”, Berisha: Zheni Gjergji shkelmoi besimin e demokratëve, u përjashtua nga partia

22/10/2025 13:10

Kryetari i PD-së, Sali Berisha konfirmoi sot se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë për drejtimin e saj.

Duke iu përgjigjur një deklarate të Besart Xhaferrit, sipas të cilit kreu i PD-së, duhet të ikë vitin e ardhshëm nëse nuk fakton farsën zgjedhore të 2025, Berisha tha se farsa tashmë është faktuar nga raporti i ODIHR-it.

Çdo deputet i PD do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit duhet të jetë i saktë, statuti bën fjalë për zgjedhje dhe jo për farsë. Që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD që do ti bëjë interpretimin përfundimtar. Do jetë një garë për kryetarin e PD. Sigurisht që unë do jem. Gara do të jetë e hapur”, tha Berisha.

Ai komentoi gjithashtu edhe emërimin e ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji si drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.

Nuk është një raport i këtyre individëve me Berishën. Kemi të bëjmë me një raport me ata që i kanë mbështetur. Për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike. 99.9% të atyre që i kanë mbështetur këta individë janë të papunë, janë në kushte të vështira por nuk jepen. U kanë shërbyer këtyre 3-4 vetave. Kurse këta kalojnë në partinë e krimit”, u shpreh Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta