Nuk kanë fund çmenduritë e koleksionistëve dhe e fansave të caktuar për çdo gjë që lidhet me idhujt e tyre apo me sportistët më të mire në historinë e sportit botëror.

Këtë herë bëhet fjalë për kartolinë të firmosur nga Michael Jordan në fillimet e karrierës së tij në NBA dhe që dukej në gjendje të shkëlqyer. Në ankandin e fundit e zhvilluar në Amerikë kjo kartolinë u shit për 2.7 milionë dollarë.

Kartolina, e nënshkruar nga Michael Jordan në vitin 1986, që u shit për këtë shumë marramendëse, prej 2.7 milionë dollarësh, kishte qëndruar për gati 40 vitesh në kompaninë e ankandeve Goldin Auctions. Pronari i saj i ri ka preferuar të ruaj anonimatin, pa u bërë publik edhe pse bëhet fjalë për një çmenduri të rrallë që ka bërë.

Jordan filloi të lunate në NBA dhe te Chicago Bulls në vitin 1984 dhe ishte ende i ri në vitin 1986. Një kartolinë e ngjashme nga viti 1986 ishte shitur më parë për 2.5 milionë dollarë. Kartolina ishte në gjendje të shkëlqyer dhe firma në të ishte origjinale e një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Kjo është arsyeja pse vendosi një rekord të ri shitjesh.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta