Për herë të parë shfaqet ish-presidenti i Federatës Spanjolle pas dënimit: Puthja me Jennin? Duhej të kisha një sjellje më presidenciale
Nuk është e lehtë të marrësh drejtimin e Interit pas atij fundi dramatik të sezonit, sidomos për një trajner pa shumë eksperiencë me klube të rëndësishme.
Por Christian Chivut i mjaftuan 5 muaj për të bindur të gjithë, nga futbollistët e deri te tifozët. Nje besim që nuk ishte aq i lehtë për t’u fituar duke parë skepticizmin e përgjithshëm që shoqëroi trajnerin rumun në fillimin e aventurës së tij në pankinën zikaltër.
Chivu nuk u prit me shumë entuziazëm, por falë rezultateve në fushën e lojës ai ia doli të fitojë zemrat e tifozëve të Interit. Me suksesin e arritur në Bruksel me Union SG, Interi regjistroi fitoren e 7 radhazi në të gjitha kompeticionet, një seri suksesesh që e vendosin atë përpara emrave që kanë lënë gjurmë ne historinë e Interit dhe jo vetëm. Pa marrë parasysh Botërorin e Klubeve, Chivu ka mundur të regjistrojë një mesatare prej 2.4 pikësh për ndeshje ne 10 ndeshjet e para në Serie A dhe Champions me një bilanc me 8 fitore dhe 2 humbje.
Duke hapur librin e historisë së Interit ne Serie A që nga momenti kur kampionati italian u bë me 20 skuadra, vetëm Luciano Spalletti ka bërë më mirë se Chivu. Në sezonin 2017/18, Interi kishte grumbulluar 26 pikë në 10 ndeshjet e para(8 fitore dhe 2 barazime), por në atë kohë Interi nuk merrte pjese në kompeticionet evropiane.
24 pikë grumbulloi Leonardo ne 10 ndeshjet e para në 2011 kur zëvendësoi Rafael Benitez, por edhe në atë kohë Interi nuk ishte në kupat e Evropës. Vetëm 2.2 pikë për ndeshje është mesatarja e Interit nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe Simone Inzaghi. Tani pas Romës dhe Brukselit, Interi ka një tjetër transfertë; atë me Napolin dhe Chivu nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin e tij për të hyrë gjithnjë e më shumë në historinë e Interit.
Top Channel