
Dy persona nga Brazili janë vënë në prangat e policisë, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
I arrestuar është 25-vjeçari brazilian, i cili shfrytëzonte 24-vjeçaren brazilianen për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore.
Po ashtu në pranga u vu edhe e reja që ushtronte prostitucion, teksa u sekuestruan një shumë parash, të dyshuara se janë përfituar nga kjo vepër penale.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Daily rent” u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:
-A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.
Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, 25-vjeçari, në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel