U rrëzua në lumin Fan i Vogël teksa po kthehej në banesën e tij, ndërron jetë nga mbytja 49-vjeçari në Mirditë
21/10/2025 10:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një person ka ndërruar jetë.
49-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën.
“Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, njofton policia.
Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel