Ka marrë fund arratia për Deni Mecollin, 39-vjeçari që plagosi me thikë Ergys Shtyllën rreth 8 muaj më parë në Korçë.

Ai është ekstraduar nga Greqia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Mecolli akuzohet se “më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta