
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku ka marrë pjesë në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”.
Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, Rama thotë se në këtë kohë sot, Europa po sillet shumë mirë, ndërsa shton se në këtë fazë të përparimit të vendit, kryeministri u shpreh se vetë Shqipëria po ecën më mirë se vetë Evropa.
Po ashtu nuk munguan as batutat, ku ndër të tjera kreu i qeverisë tha ‘Nuk na pëlqen kur na ndërpresim kur flasim’.
“Ne kemi shumë sfida por ku vijmë në Britani ndihemi më mirë për sfidat tona. Kemi sfida, jemi në një periudhë kohe ku Evropa po sillet shumë mirë me ne. Është e vështirë që të bësh biseda pikante dhe rreziku për të qenë i mërzitshëm është i madh. Rreziku që t’i bëjmë të rinjtë të mendojnë që po humbasin kohë me ne, është i madh. Ajo çfarë mund të them është që në përgjithësi besoj që në këtë pikë ne po ecim më mirë sesa Evropa.
Unë kisha besim ehe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim. Më shumë se 90% i besojë BE-së dhe anëtarësimit. Për ne nuk është asgjë post asaj që ishte për etërit themelues që më se fundmi të jemi në pozitën ku zgjedhim lirisht ku jemi dhe jemi të sigurt. Për ne kjo është një bindje e fortë, dhe çfarë që duhet do të jemi pjesë e betejës për të qenë pjesë”, tha Rama.
Top Channel