Efektivi i dehur bën aksident me makinë në Pogradec, arrestohet nga policia
21/10/2025 11:35
Një inspektor me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
AMP njofton se efektivi D.O., u arrestua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, pasi duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Rinia” Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.
Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Korçë.
Top Channel