Përplasje mes La Liga dhe Realit të Madridit, ‘molla e sherrit’… Villarreal-Barcelona në Miami

21/10/2025 18:13

Ashtu sikurse në Itali po diskutohet për zhvillimin e sfidës Milan-Como në Australi, edhe në Spanjë kanë shpërthyer polemikat për zhvillimin e ndeshjes mes Villarrealit dhe Barcelonës në Miami.

Përplasja më e fundit është ajo mes Realit të Madridit dhe La Liga ku Los Blancos nuk u përmbajtën aspak në kritikat e tyre teksa deklaruan se zhvillimi i kësaj ndeshjeje në Miami do të manipulojë kampionatin. Për më tepër, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ka dërguar një letër formale te Këshilli Superior i Sporteve ku kundërshtonte me forcë mbajtjen e përballjes mes Villarrealit dhe Barcelonës në tokën amerikane.

Në këtë pikë, Këshilli Superior i Sporteve i kërkoi Federatës Spanjolle të Futbollit informacione të detajuara për motivet që justifikojnë këtë zgjedhje për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit jashtë kufijve të Spanjës.

Por ai që i hodhi më shumë benzinë zjarrit ishte portieri i Realit të Madrit, Thibaut Courtois që e sulmoi ashpër këtë projekt.

‘Është e lehtë të bësh krahasimin me NFL apo NBA që luajnë ndonjë ndeshje në Evropë-tha Courtois-por ata luajnë 82 ndeshje në sezon dhe në rastin e NFL, atje votojnë të gjitha skuadrat. Këtu është e kundërta, La Liga vendosi vetë’.

Por Reali i Madridit nuk është i vetmi klub që kundërshton me forcë këtë projekt, edhe klubet e tjerë të La Liga janë shfaqur kundër duke protestuar me futbollistët që nuk luajtë në 15 sekondat e para në sfidat e fundjavës në shenjë proteste

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta