Pas arrestimit të Ulian Barjamit, avokatët përshkallëzojnë qëndrimin. Kërkojnë bojkot privat në nismën anonime

21/10/2025 22:19

Pas arrestimit të Ulian Barjamit, disa avokatë kanë ndërmarrë një nismë për bojkot pa afat, e duke i kërkuar kështu mbledhje Dhomës së Avokatisë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kërkesa po shpërndahet në numrat e telefonave të avokatëve.

Më poshtë po ju paraqesim kërkesat, pjesë e dokumentit që po qarkullon në telefonat e avokatëve:

Bllokimin, nëpërmjet bojkotit pa afat, të të gjitha proceseve civile dhe penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proceset në Gjykatën Kushtetuese duke përjashtuar nga efektet e këtij bojkoti pjesmarrjen në çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje e masave të sigurimit, deri në përmbushjen e këtyre kushteve:

-të vendoset menjëherë mosfillimi i procedimit penal të regjistruar në mënyrë të paligjshme nga Prokuroria e Elbasanit, prokurorja Ajkuna Anxhaku, ndaj avokatit Ulian Barjami për deklarimet e tij në seancën e datës 17.10.2025.

– ti kthehet menjëherë telefoni i avokatit Ulian Barjami i sekuestruar në mënyrë të paligjshme nga oficerja e policisë gjyqësore Zmeralda Mehilli, në datën 18.10.2025.

– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për oficeren e policisë gjyqësore Zmeralda Mehilli dhe të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për ndalimin e paligjshëm që i kanë bërë avokatit Ulian Barjami në datën 18.10.2025 ora 17.40 në ambientet e kësaj drejtorie.

– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për prokuroren e gatshme në Prokurorinë e Elbasanit për datën 18.10.2025 Ajkuna Anxhaku, e cila me neglizhencë nuk mori masa për ndalimin e paligjshmerisë së kryer nga opgj-Zmeralda Mehilli, madje në shpërdorim detyre, edhe pasi u njoftua me mesazh telefonik nga avokati mbrojtës Adriatik Kuka ne orët e para të mëngjesit të datës 19.10.2025 për rastin dhe nevojën për ndërhyrjen e saj, nuk mori asnjë masë për të ndaluar paligjshmërinë por e zgjati këtë paligjshmëri deri në orët e pasdites së datës 20.10.2025 pra deri në fund të afatit ligjor maksimal 48 orë nga momenti i ndalimit të paligjshëm.

– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për prokurorin Gjergji Ceka dhe gjyqtaren Megi Strakosha për shkelje shumë të rëndë të etikës në lidhje me komunikimin e tyre drejtuar avokatit Ulian Barjami, në seancën e datës 17.10.2025 për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e disa masave të sigurimit.

2. Ti dërgohet vendimi, për njoftim dhe plotësim të kushteve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të gjitha mediave në Republikën e Shqipërisë.

3.Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.

4.Moszbatimi i këtij vendimi nga avokatet përbën shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhojë shërben si bazë për fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqëruar me vendosjen e masave më të rënda disiplinore, pezullim deri në heqjen e liçensës së ushtrimit të profesionit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta