“Nëse do sukses, Kosova të mos merret me Serbinë”, kryeministri Rama nga paneli për Ballkanin në Londër: Të përmbushin pikat e BE, t’i lënë topin në fushë Beogradit

21/10/2025 16:20

“Kosova të mos merret me Serbinë, të përmbushë pikat e BE dhe t’i lërë topin në fushë Beogradit”, u shpreh Rama nga Londra sot, duke thënë se kjo është mënyra që Prishtina të ketë sukses.

Teksa foli në panelin e Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama u shpreh ndër të tjera se respekton çdo vendim nga udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre.

“Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave megjithatë është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre”, u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta