“Mos u merr me shqiptarët”, kryeministri Rama: Nëse të mallkojmë ne, zhdukesh

21/10/2025 15:52

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Catham House në Londër me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi europian.

Kryeministri Rama komentoi fushatën që u bë kundër shqipëtarëve kur Anglia po largohej nga Europa. Ai tha se britanikëve iu thanë se nëse dilni nga Europa largohen shqiptarët dhe pas largimit tema u zmadhua akoma më shumë. Kreu i qeverisë tha se problemi nuk janë migrantët shqiptarë, por vendimi katastrofik i largimit nga Europa, me tone gazmore Rama tha se nuk duhet të merren me shqiptarët sepse po të mallkuan ata, zhdukesh.

“Më kujtohen midis gjërave më të çmendura dhe qesharake, ajo që u quajt referendum i largimit, kishte logon e një zogu të frikshëm që vinte nga Shqipëria që thithte gjakun e Britanisë. Premtimi ishte largohuni nga Europa dhe ata s’do të vijnë më. U larguat nga Europa dhe Shqipëria u bë temë më e madhe. Besoj që problemi nuk janë emigrantët shqiptar apo migrantët në përgjithësi, është ku të gjejmë kokën e turkut për vendimin katastrofik i largimit nga Europa. E thash më parë,  një tjetër qeveri piketoi shqiptarët, ku është ajo, thjesht mbajeni mend sepse nëse të mallkojnë shqiptarët zhdukesh. Erdha këtu sepse mu kërkua nga miq të mirë të Shqipërisë. Në mëngjes kur dal nga hoteli dëgjoj nga larg Edi Rama, Edi Rama rojet u munduan të më mbronin dhe iu thashë mos u shqetësoni se janë miq dhe ishte një kamarier. Pyetja ime është nëse i nxjerr nga vendi këta të rinj, kush do hipë në skelë të punojë apo kush do punojë si kamarier. Nuk është migracioni problemi, sigurisht brenda kësaj është emigracioni i paligjshëm”, tha kryeministri Edi Rama.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta