Makina përplas motomjetin në aksin Fier-Levan, drejtuesi mbetet i plagosur
21/10/2025 07:56
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Një automjet është përplasur me një motomjet dhe drejtuesi ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Top Channel