Kërcënohej nga një i burgosur, e mitura në Tiranë vetëdëmtohet me thikë, godet edhe punonjësen e policisë

21/10/2025 13:54

Një vajzë 16-vjeçare është përndjekur nga dy persona në Tiranë.

Në komisariatin nr.5 ka nisur hetimi për shtetasin J. Ll., aktualisht i burgosur, si dhe referuan materialet në Prokurori për 16-vjeçaren.

Sipas policisë, shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin.

“Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”-njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta