Konflikt brenda familjes në Lushnjë, nusja dhunon vjehrrën, kërcënohet nga kushëriri i bashkëshortit

21/10/2025 10:48

Një konflikt brenda familjes ka ndodhur në Lushnjë.

Nusja ka dhunuar vjehrrën e saj, dhe më pas është kërcënuar nga kushëriri i bashkëshortit.

Policia e Lushnjës ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta