Juventus, si Manchester United. Ky është krahasimi i fortë i bërë nga e përditshmnja britanike ‘The Times’ që ka analizuar situatën e skuadrës torineze pas humbjes ndaj skuadrës së Comos.

Duket se kjo përballje me ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas është pika që thyen vazon e krisur prej kohëh dhe që edhe njëherë rrezikon të vërë në pah vetëm një fajtor, trajnerin igor Tudor. Dhe duke qëndruar te trajnerët, e përditshmja prestigjioze britanike nënvizon faktin se zgjedhja e bërë në vitet e fundit nuk ka qenë e duhura në asnjë moment duke qenë se pankina bardhezi pa pësuar 5 ndryshime në po kaq vjet, një situatë kjo e ngjashme me atë të Djajve të Kuq

‘Kanë kaluar 5 vjet që nga fitorja e fundit e titullit kampion i Juventusit, që ishte i 9 radhazi, 6 që nga hera e fundit kur ka kaluar fazën me eliminim direkt në Ligën e kampioneve-lexohet në artikullin e ‘The Times’-në këtë periudhë kanë qenë 5 trajnerë të ndryshëm dhe tekniku aktual, Igor Tudor që erdhi për të zëvendësuar Thiago Mottan në marsin e kaluar, po përballet me faktin që e nisi këtë sezon me një bilanc më të dobët se italo-braziliani-perspektiva e afërt nuk është inkurajuese. Juventus do të luajë të mërkurën me Real Madrid ndaj të cilit do të kërkojë fitoren e parë në arenën evropiane, ndërsa në fundjavë do të luajë në transfertë ndaj Lazios. Nëse merret Manchester United si model, atëherë krahasimi i Juventusit me të, qëndron; bardhezinjtë kanë bërë më shumë ndryshime në stol se Djajtë e Kuq, por ka të njëjtin palmares të varfër në tituj në këto vite të fundit me vetëm dy Kupa të Italisë në 2021 dhe 2024

Por ‘The Times’ në analizën e tij ka përmendur edhe Fair Play Financiar ndërkohë që nuk ka kursyer as Dusan Vlahovic

‘Juventus nuk është më institucioni që në 2018 mund të derdhte më shumë se cerek miliardi euro për Cristiano Ronaldon për të dhënë më pas gradualisht përshtypjen se është peng ku shantazhi nuk ka fund-vijon The Times-Ronaldo vazhdon të ketë hijen e tij dhe Juventus vazhdon të mos arrijë objektivat. Kur investoi 80 milionë euro për Dusan Vlahovic  në 2022, Juventus u mburr se kishte siguruar një sulmues të kalibrit Haaland apo Mbappe. Pas 3 vitesh dhe 2 trajnerëve, Tudor mësoi që të konsiderojë Vlahovic një lojtar që shërben më shumë kur hyn në fushën e lojës nga stoli në 30 minutat e fundit të ndeshjeve, ndërsa dy blerjet e këtij viti, Openda dhe Jonathan David, deri tani 1 gol të shënuar të dy së bashku, janë prapa Lloyd Kelly në listën e shënuesve të Juventusit’.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta