
Të dielën e 19 tetorit, tifozët ultras juventinë kryen një marshim në Milano pas kthimit nga transferta në Como teksa u shfaqën kompaktë duke kënduar himnin italian dhe duke shpalosur një parrullë fyese.
‘Dakord, të manifestosh, por mos i thyeni qytetet tona. M….’-lexohej te parrulla që ultrasit bardhezinj mbanin në duar. Sigurisht që referimi i bëhej manifestimit pro Palestinë qe u mbajt në 22 shtator por që degjeneroi në dhunë pranë stacionit të Milanos.
Por jo vetëm kaq, disa prej të pranishmëve e shoqëruan këtë parrullë duke bërë edhe përshëndetjen romane të fashizmit. Ndërkaq, Juventusi reagoi duke u distancuar nga sjellja e ulët e tifozëve ultras.
‘Juventus dënon me forcë gjestet dhe simbolet që lidhen me ideologji ekstremiste dhe që bien ndesh me principet demokratike dhe vlerat sportive-lexohet në komunikatën e Juventusit-sjellje të tilla janë kryer nga një grup personash që nuk përfaqësojnë aspak komunitetin e tifozëve të Juventusit që është i përbërë nga miliona persona që ndajnë vlerat e respektit, gjithëperfshirjes dhe pasionit sportiv. Klubin rikonfirmon impenjimin e tij në promovimin e një sporti të lirë nga çdo formë diskriminimi, dhune dhe intolerance’
Top Channel