Ishte i papërmbajtshëm ndaj Olympiacos, Fermin Lopez sheh nga ‘El Clasico’

21/10/2025 22:45

Fermin Lopez ishte protagonisti absolut në fitoren e Barcelonës ndaj Olympiacos 6-1 teksa shënoi tregolësh në këtë përballje, i pari për të me fanelën blaugrana, duke u shpallur edhe MVP i sfidës.

Sulmuesi i formuar në La Masia padyshim nuk mund të fshihte lumturinë e tij për këtë fitore e sidomos golat e shënuar, por kjo nuk e pengoi të hedhë sytë nga supersfida e së dielës, ‘El Clasico’ me Realin e Madridit në Santiago Bernabeu.

‘E kishim të nevojshme një fitore të tillë-tha Fermin Lopez pas ndeshjes-dolëm me ndjesi të mira. Ky është tregolëshi im i parë me Barcelonën. Një ëndërr e bërë realitet. Tani të mendojmë për El Clasico. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin, për ne, për tifozët e Barcelonës. Shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të madhe në Bernabeu’.

Pasditen e së dielës e gjithë bota do të mbaje frymën për këtë përplasje titanësh në futbollin spanjoll që në Shqipëri e sjell platforma Digitalb

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta