
Ish-gruaja e Kevin Costner, Christine Baumgartner, bëri hapin tjetër në lidhjen e saj duke u martuar me të dashurin e saj, Josh Connor.
Dasma e çiftit u zhvillua të shtunën, më 18 tetor, në Santa Barbara të Kalifornisë, në prani të rreth 100 të ftuarve, të afërmve dhe miqve të ngushtë.
Stilistja zgjodhi një fustan nusërie të dizenjuar posaçërisht nga Mira Zwillinger, të zbukuruar me lule të qëndisura me dorë dhe një dekolte në formë zemre, ndërsa në pritje ajo veshi një fustan të bardhë sateni nga Lihi Hod. Bankieri mbante veshur një smoking të zi në një linjë klasike.
Christine Baumgartner Marries Financier Josh Connor in Romantic Santa Barbara Vineyard Wedding: ‘There Wasn’t a Dry Eye’ (Exclusive) https://t.co/5bsDxnPup6
— People (@people) October 19, 2025
Connor i propozoi Baumgartner më 26 janar në një plazh në Santa Barbara, duke e surprizuar atë pasi ajo priste vetëm një darkë për dy persona. “Po binte shi, kështu që nuk kishte njeri në plazh kur Josh u ul në gjunjë”, tha një burim pranë çiftit në atë kohë.
Çifti u pa për herë të parë së bashku në korrik 2023 në Hawaii dhe në janar 2024, një mik i Baumgartner konfirmoi për People se ata kishin filluar të dilnin bashkë.
Dasma e tyre erdhi gati një vit e gjysmë pasi Baumgartner dhe Kevin Costner u divorcuan në shkurt të vitit 2024, pas 18 vitesh martesë dhe tre fëmijëve. Connor ka gjithashtu tre fëmijë nga një martesë e mëparshme.
Top Channel