Hansi Flick merr lajmin e mirë, bomberi spanjoll rikuperohet në kohë për transfertën kundër Olympiacosit në Champions

21/10/2025 14:18

Lajm i mirë për Hansi Flick dhe Barcelonën përpara ndeshjes kundër Olympiacos në Champions League.

Trajneri gjerman do të ketë në dispozicion një tjetër opsion në sulm pasi Ferran Torres mori lejen nga mjekët e ekupit mëngjesin e ditës së sotme. Andreas Christensen, nga ana tjetër, mbetet jashtë për shkak të një sëmundjeje dhe do të humbasë ndeshjen kundër grekëve të Olympiacos.

Përfshirja e Ferran Torres erdhi papritmas sepse ai nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit të dhe vetë Flick e përjashtoi atë gjatë konferencës për shtyp, por me sa duket sulmuesi valencian ja ka dalë të rikuperohet në kohë për tu përfshirë në skuadër.

Si zakonisht, Flick ka vazhduar të mbështetet te të rinjtë nga skuadra rezervë për të plotësuar skuadrën e tij. Këtë herë, Jofre Torrents, Xavi Espart, Dro, Antonio Fernández dhe Juan Hernández do të promovohen në skuadrën e parë për ndeshjen e tretë të fazës së Ligës së Champions League.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta