
Sulmuesi norvegjez i Manchester City vendosi t’i bënte vetes një dhuratë të re.
Koleksioni i tij është i ngjashëm me ato që kanë fëmijët në dhomat e tyre, vetëm se makinat e tij nuk janë prej lodre, por makina të vërteta që ai i ka parkuar në garazhin e rezidencës së tij në periferi të Mançesterit. Erling Haaland ka një flotë makinash luksoze, të cilave iu shtua edhe një tjetër kohët e fundit kur u pa duke drejtuar një Lamborghini Huracán Sterrato me vlerë 290,000 euro, që do të thotë se për ta blerë atë iu desh të shpenzonte 3.5 ditë rrogë pasi paguhet 580,000 euro në javë nga Manchester City .
Blerja e tij e re është projektuar për ngarje jashtë rrugës, ajo ka një motor V10 5.2 litra që prodhon 602 kuaj fuqi, duke i lejuar makinës të shkojë nga 0 në 100 km/orë në vetëm 3.4 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 260 km/orë, ndërsa kompania ka ndërtuar vetëm 1,499 makina të këtij modeli.
Ndër makinat e tjera të klasit të lartë në pronësi të Haaland janë Aston Martin DBX 707 me vlerë 400,000 euro, Rolls-Royce Cullinan me vlerë 350,000 euro, Porsche 911 GT3 që është edhe makina e tij më e lirë pasi vlera e saj është 185,000 euro.
Pjesa më e shtrenjtë në koleksionin e tij është një Bugatti që kushton 4.6 milionë euro, ndërsa ai është parë edhe duke ngarë një Ferrari 812 Competizone Aperta me vlerë 2.2 milionë euro.
Sigurisht, për sa kohë që ai vazhdon të shënojë pa pushim (këtë vit ai tashmë ka 14 gola, 11 në Premier League dhe 4 në Champions League bashkë me golin e sotëm) ai nuk ka problem të kombinojë performancat mbresëlënëse në fushë me performancat mbresëlënëse pas timonit të supermakinave që zotëron.
Top Channel