
Regi Lushkja është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Traktor i Iranit, zhvilloi në transfertë përballë Al Shrajah ekipit suadit të Rei Manajt.
Sfida e vlefshme për raundin e 3-të të Champions League aziatike. Ishte mesfushori shqiptarë Regi Lushkja ai që shënoi dy golat për të tijët. Ish-fantazisti i Tiranës dhe Egnatias, gjeti si fillim rrugën e rrjetës në minutën e 8-të, teksa për të dytin mendoi në minutën e 11-të.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 4-0 për skuadrën nga Irani e cila në pjesën e dytë kishte rezervuar edhe një tjetër gol dhe surprizë për skuadrën vendase, duke shastisur kështu Rei Manajn dhe ekipin e tij që në këtyë takim vetëm nxirrnin topin nga rrjeta e portës së tyre pa patur shansin të bënin asgjë.
Top Channel