
Një pilot italian do të kthehet të drejtojë një makinë Ferrari të Formula 1 pas 16 vitesh. Bëhet fjalë për Antonio Fuoco i cili do të marrë vendin e Lewis Hamilton në provat e lira të Çmimit të Madh të Meksikës.
Piloti zyrtar i Kokëkuqes në kompeticionet Endurance dhe fitues i 24 Orë i Le Mans në 2024, Fuoco do të zbresë në pistë përkrah Leclerc si pjesë e programit të tij si pilot për zhvillimin e skuderisë. Italiani edhe pse ka zbritur shpesh në pistë me një makinë të Formula 1 në teste private, konsiderohet si debutues dhe për këtë arsye ai është përzgjedhur nga Ferrari për të marrë pjesë në një nga 4 sesionet sezonale të destinuara për debutuesit, sic parashikohet në rregullore.
Përpara 16 vitesh, në 2009, italianët e fundit që zbritën në pistë me Ferrarin kanë qenë Luca Badoer dhe Giancarlo Fisichella, të dy zëvendësues të Felipe Massa pas aksidentit të rëndë të Hungaroring. Fuoco merr vendin e Hamilton me britanikun që deri tani nuk ka humbur asnjë sesion provash, ndryshe nga Leclerc
Top Channel