“Falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”/ GJKKO kërkon nisjen e hetimeve për kryetaren e Bashkisë së Lushnjës

21/10/2025 13:55

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa është kallëzuar nga një qytetar për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar ankimin e ankuesit, shtetasit me iniciale A.H., dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.

– Një kopje e vendimit t’iu komunikohet palëve.

U vendos në Tiranë, me datë 30.09.2025 ora 12:45.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta