
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka dhënë deklaratë për mediat, lidhur me bojkotin e avokatëve, pas arrestimit të kolegut të tyre në Elbasan.
Haxhia tha se nëse raste të tilla përsëriten, bojkoti do të vazhdojë për muaj me radhë.
“Jam shumë i shqetësuar me trajtimin e çështjes akoma nga organi i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, që e mban çështjen dhe nuk e çon në prokurorinë më të afërt sipas detyrimeve ligjore. Prokuroria e Elbasanit nuk zbaton ligjin.
Është absurditet të mendosh që po shtyhet disa ditë bojkoti dhe u fitua çështja apo u pengua.
Kupa është mbushur, po qe se do ketë rast të tillë do braktisen të gjitha proceset për muaj të tjerë‘-u shpreh Kreu i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia.
Top Channel