
21/10 13:34
Hamasi ka konfirmuar angazhimin për armëpushimin në Gaza.
Udhëheqësi de facto i Hamasit, Khalil al Hayya, ka përsëritur edhe një herë pretendimet e grupit se është i gatshëm të dorëzojë 15 pengjet e mbetura të vdekura, por ka nevojë për më shumë kohë.
“Ne të gjithë jemi të sigurt, të vendosur ta vazhdojmë këtë marrëveshje deri në fund të saj“, tha al Hayya për transmetuesin egjiptian Al Qahera News, të publikuar mbrëmjen e djeshme.
Më tej ai shtoi se “Ne jemi të gatshëm të rikuperojmë dhe dorëzojmë të gjitha trupat (e pengjeve) sipas marrëveshjes; nuk kemi dëshirë të mbajmë askënd me ne. Le të kthehen te të afërmit e tyre, dhe dëshmorët tanë do të kthehen gjithashtu dhe do të varrosen me dinjitet.”
Top Channel