Reali i Madridit kundër Juventusit do të testojë “shpikjen” e re në bashkëpunim me Apple, syze virtuale për ata pa bileta
Dita e pare e raundit te trete te fazes se Liges ne Champions League ka regjistruar nje rrebesh te forte golash ne 9 ndeshje te zhvilluara, me 43 te tille.
Ndoshta eshte edhe formula qe rezervon sfida mes skuadrave me diferenca te medha, por eshte e sigurt se ne Ligen e Kampioneve ka nje festival te vertete golash. Dhe kjo u pa edhe kete te marte kur skaudrat ishin te papermbajtshme ndaj kundershtareve te tyre. Vetem nje sfide u mbyll me barazimin 0-0, ajo mes Kairat dhe Pafos, ne te tjerat spektakli i golave ishte i jashtezakonshem.
Por ndersa Manchester City u mjaftua me vetem dy gola per te mposhtur Villarrealin, skuadra te tjera ‘xhiruan’ me mbi 100 km/h ne fushen e lojes duke shkaktuar mbremje makthi te kundershtaret. 9 gola ne Leverkusen-PSG(2-7), 8 ne PSV-Napoli(6-2), 7 te Barcelona-Olympiacos 6-1, 4 te Union SG-Inter 0-4, Ashtu sikurse edhe te Arsenal-Atletico Madrid. Po keshtu, 6 gola u shenuan edhe ne Copenhagen-Dortmund 2-4.
Ne total 43 gola qe thyen rekordin e regjistuar vetem ne muajin nentor te vitit te kaluar persa i perket golave te shenuar ne nje prej diteve te nje raundi te Liges se Kampioneve. Ne 5 nentor ne raundin e 5 ne diten e pare u shenuan 40 gola, ndersa diten tjeter u shenuan edhe 27 te tjere per rekordin absolut ne total prej 67 golash te shenuar ne nje raund te vetem.
Top Channel