
Avokatët braktisën qindra klientë në ditën e dytë të bojkotit kombëtar që kulmoi me mos paraqitje në seancat penale.
Më të prekurat ishin Gjykata e Posaçme në Tiranë dhe dhomat penale, ndërsa mes gjykimeve të rëndësishme dështoi ai me 30 të pandehur ku midis tyre nën akuzë për korrupsion është ish-kryebashkiaku Erion Veliaj.
Reagimi i avokatëve që është bllokimi dytë i drejtësisë në pak kohë pas vrasjes së Astrit Kalasë, u shkaktua nga arrestimi i kolegut të tyre Uljan Bajrami.
Menjëherë pas lirimit të Bajramit, ILD ka nisur verifikimet në Elbasan.
TCH kontaktoi dhomën e avokatisë ku u informua se nga monitorimi nuk ka asnjë thyerje të bojkotit qe zgjat deri të shtunën. Ndërkohë qe është kërkuar qe mbrojtësit të jenë në seancat e masave të sigurisë, në gjykimet civile dhe administrative
Procese në të gjithë vendin dështuan një situatë që kulmoi në dytën e dytë të reagimit të avokateve që me braktisjen.
Top Channel