
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit, edicioni i të cilit për këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.
Kryeministri ishte sot pjesë e Panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu edhe thumbimet për akuzat që janë hedhur drejt shqiptarëve në Angli, nga politikanë anglezë. Rama tha se shqiptarët mund të përmenden vetëm për gjera pozitive, dhe aspak për negative apo të përfshirë në paligjshmëri.
“Kam një mendim ndryshe për këtë, në kuptimin që nuk e shoh faktin që ju keni ardhur këtu për të ndjekur rrugën tuaj për tu bërë më i mirë falë një procesi arsimor që ky vend mund tua u ofrojë si humbje për vendin tonë. Është përfitim për vendin tonë. Ne nuk jetojmë më në një kohë kur gjërat janë të ndara kaq qartë, ka shumë herë më tepër ndërlidhje, ka shumë herë më tepër lëvizje dhe kjo është një lëvizje që është shumë herë më dukshme edhe brenda vendeve të mëdha, edhe brenda Britanisë ka qytete, qytete të vogla, ish qendra industriale apo prodhimi që praktikisht janë braktisur nga të rinjtë të cilët kërkojnë në vijnë në Londër, të marrin gjithçka tani, pra është ambicie.
Nuk ka një çelës magjik për ta kthyer mbrapsht situatën dhe s’ka një shkop magjik për ta bërë Shqipërinë një vend ku mund të gjesh të njëjtat mundësi që gjen në Londër, në Berlin, në Paris apo diku tjetër. Është proces, është një trajektore që e kanë përshkuar shumë vende, na duhen dhe ne ta përshkojmë dhe sigurisht përmirësohemi. Ka më shumë njerëz që kthehen sot sesa 5 vjet më parë, por sërish ka më shumë edhe njerëz që largohen sesa ata që kthehen, edhe kjo është në të vërtete. Në këtë kuptim besoj që duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë, të përmirësojmë cilësinë e jetës në vend. Të krijojmë mundësi për paga më të mira.
Dua të them edhe një gjë tjetër. Ai nuk ka ardhur me skaf, po ambasadori ynë ka ardhur kështu. Në fakt ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador. Ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Pra varkat e vogla kanë sjell mjaft njerëz me ëndrra, ambicie dhe që kanë dashur të luftojnë dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike.
Nuk e di Andi nëqoftëse ka ardhur me varkë apo me vizë, por nuk ka rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë, që etiketojnë shqiptarët “ta mbyllin gojën”, “ta mbyllin atë dreq goje”, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë, përveçse për gjëra shumë të mira, sepse shqiptarët po japin energji, po ofrojnë shërbime, po punojnë fort, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh, të kësaj shoqërie të larmishme, kështu që kushdo që i prek, “duhet ta mbyll atë dreq goje”, tha Rama.
Top Channel