Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec – Korçë ne vendin e quajtur Qafë Plloçë.

Sipas korrespondentes së Top Channel Dhorjela Çule, dy mjete janë përplasur dhe njëri prej tyre pas përplasjes është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesit e mjeteve ia kanë dalë të dalin nga mjetet në kohë duke shmangur kështu një tragjedi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta