
Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit.
Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan dy stjuardese që vrapuan me fikës zjarri në duar, ndërsa të tjerë i kërkuan pasagjerëve të qëndrojnë në vendet e tyre.
Një pasagjer i cituar nga mediat lokale tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve.
“Një bateri litiumi në çantën e dorës së një pasagjeri, e vendosur në ndarjen e sipërme, papritur u përfshi nga flakët”, deklaroi kompania Air China.
Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.
Fire breaks out in the overhead luggage bin on board Air China flight CA139 while flying between Hangzhou and Seoul.
It is understood that the cause of the fire was a lithium battery in a passenger’s luggage spontaneously combusting.
The cabin crew contained the fire and the… pic.twitter.com/IV5LEYxIy5
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 18, 2025
Top Channel