
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mund të takohet me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov të enjten, më 23 tetor, sipas Reuters.
Nga ana tjetër, ministria e Jashtme ruse thotë se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio zhvilluan një bisedë telefonike, raporton TASS.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, “u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi hapat e mundshëm konkretë për të zbatuar marrëveshjet e arritura gjatë bisedës telefonike të 16 tetorit midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump”.
Ndërkohë sipas Presidentit Donald Trump, SHBA mund ta ndalojë luftën në Ukrainë.
“Mendoj se do t’ia dalim”, tha Donald Trump në takimin e tij në Zyrën Ovale me kryeministrin australian Anthony Albanese, duke iu përgjigjur pyetjes nëse shpreson për një fund të luftës në Ukrainë.
“Ukraina mund të fitojë ende, por nuk mendoj se mundet”, shtoi Donald Trump.
Top Channel