
Heroi i fitores së Shqipërisë kundër Serbisë në Leskovac, Ray Manaj, zbuloi se Milosh Milojeviç e përgëzoi për golin e shënuar kundër Serbisë.
Përfaqësuesja serbe u mund nga Shqipëra në Leskovc më 11 tetor me rezultatin 0-1, dhe këtë dhuratë për të gjihë kuqezinjtë e bëri goli i Rei Manaj. Festa e tij me duart në formën e shqiponjës acaroi edhe më tepër se goli serbët, por kjo pak rëendësi ka për ne.
Pasi u rikthye në futbollin e klubeve, Rei Manaj ka deklaruar se Milosh Milojević, i cili është trajneri i tij në Sharjah me origjinë serbe e kishte përgëzuar për golin e shënuatr gjatë ndeshjeve të kombëtares.
“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer. Kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga anagazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah – tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”, ndërkohë vlen të theksohet se Manaj ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të parë pas rikthmit për klubin e tij në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra.
Top Channel