“Besa dhe Pasqyra Albania”/ Takimi me deputetët dhe të deleguarit e qarkut të Tiranës, reagon Rama: Hap i rëndësishëm për sezonin e ri politik
29/08 18:38
Gjatë raportimit në Komisonerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar punësimin e socialistëve në administratë.
Korreshi duke iu drejtuar Pranvera Strakoshës, ka pyetur nëse ka ndonjë nëpunës civil pa teserën e PS. Më tej, demokrati u ka thënë deputetëve të mazhorancës se këtë pyetje duhet ta bënin ata.
“Me qenë i sinqertë, pyetja ime është; ka rezultuar ndonjë nënpunës civil sot që nuk e ka teserën e PS? E them këtë se është problem i madh”, u shpreh Korreshi.
Gjithashtu ai e pyeti Strakoshën nëse ka ndonjë demokrat në administratë pas 12 viteve qeverisje nga socialistët.
Top Channel