Përfundon numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, VLEN e shqiptarëve fiton 9 komuna/ Ja kur mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve

20/10/2025 08:09

Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar pothuajse plotësisht procesi i numërimit të votave, në 3,472 nga gjithsej 3,474 qendra votimi, duke arritur në 99.94% të votave të përpunuara, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Rezultatet paraprake tregojnë një fitore të thellë për VMRO–DPMNE, që ka siguruar 34 komuna, në 19 komuna kryeson në balotazh. Partia shqiptare VLEN mori 5 komuna, ndërsa 4 në balotazh.

Në këto zgjedhje, për t’u zgjedhur kryetar komune në raundin e parë, kandidati duhet të marrë mbi 50% të votave. Në rast se kjo shifër nuk arrihet, raundi i dytë do të zhvillohet më 2 nëntor, mes dy kandidatëve me më shumë vota nga raundi i parë.

Procesi zgjedhor u mbajt në 3,474 qendra votimi në mbarë vendin, me 1,832,415 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta