Pengjet e vdekur ende në Gaza, Izraeli fajëson Hamasin për mungesë bashkëpunimi

20/10/2025 09:39

Izraeli ka akuzuar Hamasin se po vonon dorëzimin e trupave të 16 pengjeve të vdekur që ndodheshin ende në Gaza kur marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 10 tetor.

Autoritetet izraelite thonë se nuk kanë arritur t’i gjejnë menjëherë trupat për shkak të rrënojave në territorin palestinez, teksa këmbëngul se Hamasi ka dijeni për vendndodhjen e tyre dhe mund t’i dorëzojë në çdo moment.

Disa ditë më parë, Hamasi njoftoi se kishte gjetur një trup tjetër të një pengu të vdekur, por theksoi se dorëzimi do të ndodhte vetëm nëse kushtet e sigurisë do ta lejonin, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite. Deri tani, kjo nuk ka ndodhur.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër zhvillimet dhe sipas tyre Hamasi aktualisht është në kërkim të trupave të mbetur dhe nuk po e zvarrit me qëllim procesin.

“Për aq sa kemi parë nga ajo që na është përcjellë nga ndërmjetësit, ata kanë arritur deri këtu,” deklaroi dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, kur u pyet nëse Hamasi po vepron me mirëbesim. “Kjo mund të prishet në çdo moment, por tani për tani, i kemi parë ata që kërkojnë të respektojnë marrëveshjen e tyre.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta